Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Apel për ndihmë: Një baba lufton për jetën, familja kërkon mbështetje për trajtim jetik në Spanjë

    February 3, 2026

    Një familje shqiptare ka nisur një apel publik për ndihmë, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën një burri dhe babai të ri, i cili po përballet me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rrezikshme të trurit.

    Ylber Qenani vuan nga një malformacion arteriovenoz (MAV), një formë e komplikuar aneurizme, që në muajin dhjetor i shkaktoi një hemorragji cerebrale të rëndë. Si pasojë, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke e lënë me pasoja serioze fizike dhe me vështirësi të mëdha në lëvizje.

    Sipas familjarëve, në vendin ku ndodhen aktualisht, mjekët ofrojnë vetëm ndërhyrje kirurgjikale me rrezik shumë të lartë. Ndërkohë, në Spanjë ekziston një metodë më moderne dhe më e sigurt trajtimi, e cila i jep shpresë reale për jetë dhe rikuperim, por kostot janë të papërballueshme për familjen.

    Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai përpiqet të jetë pranë fëmijëve të tij, por situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Vetëm së fundmi, ai është rrëzuar në banesë dhe bashkëshortja e tij ka pasur vështirësi ta ndihmojë të ngrihet, një tregues i qartë se koha nuk është në favor të tij.

    Familja apelon për ndihmë financiare, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është jetik për të siguruar trajtimin e nevojshëm jashtë vendit. Ata kërkojnë gjithashtu që apeli të shpërndahet sa më gjerësisht, në mënyrë që kjo histori të arrijë te sa më shumë njerëz.

    “Po luftojmë jo vetëm për jetën e tij, por edhe për të ardhmen e fëmijëve të tij,” shprehen familjarët.

    Ndihmë semundje Ylber Qenani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.