Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Botërori 2026/ Për herë të parë FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit, deri në 300 dollarë për një post

    February 3, 2026

    FIFA po përballet gjithnjë e më shumë me pakënaqësinë e tifozëve në prag të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Pas debatit të fortë mbi çmimet e larta të biletave, ka dalë në pah një tjetër problem që ka shkaktuar reagime të shumta.

    FIFA ka pranuar se nuk mund të ndërhyjë për të ndaluar rishitjen e biletave, pasi në SHBA një praktikë e tillë është e ligjshme. Megjithatë, kritikat janë shtuar edhe për shkak të kostove shtesë që po u ngarkohen tifozëve.

    Sipas gazetarit Henry Bushnell të “The Athletic”, për herë të parë në historinë e Botërorëve, FIFA ka nisur të shesë edhe vendet e parkimit pranë stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet.

    Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po ofrohet me çmim që varion nga 250 deri në 300 dollarë amerikanë. Çmimi i lartë nuk është e vetmja arsye pakënaqësie, pasi tifozët ankohen edhe për distancën e madhe nga stadiumi, duke qenë se nga parkingu deri te impianti sportiv duhet të ecin rreth 1.5 kilometra.

    Problemi lidhet edhe me faktin se në SHBA transporti publik nuk është aq i zhvilluar sa në Europë, duke i detyruar tifozët të përdorin automjetet private për të arritur në shumicën e stadiumeve.

    Situata ka shtuar kritikat ndaj organizimit të Botërorit 2026, që po konsiderohet nga tifozët si një nga më të shtrenjtët në histori, jo vetëm për biletat, por edhe për shpenzimet anësore.

    boterori fifa vende parkimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    June 13, 2026

    Autobusi i Kosovës del nga rruga në Ishull-Shëngjin, shmanget përplasja

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.