Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

    January 31, 2026
    E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

    Aktori Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

    Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi, u shua si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai vuante nga demenca dhe së fundmi kishte kryer edhe një operacion që i kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

    Kush ishte Fitim Makashi

    Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe mbaroi në 1967. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herëpashershme në Teatrin Popullor (sot TK). Zyrtarisht ishte viti 1978 kur u emërua aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoi karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

    Gjatë kësaj kohe realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku ku kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

    Fillimet në film i kishte që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

    Filmografia e Fitim Makashit:
    -Vdekja e kalit (1992)
    -Shpella e pirateve (1990)
    -Tre njerëz me guna (1985)
    -Gjurmë në kaltërsi (1981)
    -Intendenti (1980)
    -Nga mesi i errësirës (1978)
    -Ilegalët (1976)
    -Në fillim të verës (1975)
    -Rrugicat që kërkonin diell (1975)
    -Ndërgjegja (1972)
    -Prita (1968)
    -Duel i Heshtur (1967)
    babai i Redon Makashit e trishte Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.