TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka qenë i ftuar në Media Radar ku ka folur për zhvillimet e fundit politike.
Gjatë intervistës Alibeaj thotë se Sali Berisha prej 2022 thotë që do të rrëzojë qeverinë Rama por asgjë s’ka bërë deri më tani.
“Këto teoritë që thonë do rrëzojnë qeverinë e Ramës, të paktën që nga Korriku i 2022 arritën të bëjnë një protestë në boulevard. Fjalët që kishte në gojë Sali Berisha ishte kjo. Për tre muaj do ta rrëzojmë, për tre muaj do të bëjmë qeveri teknike. Pastaj kalojmë në një artikulim tjetër, do të pbëjmë revolucion paqësor, pastaj kalojmë tek mosbindja civile dhe pastaj sa herë bënte nga këto protesta thoshte është dita e fundit e Edi Ramës. Nga 2022 deri sot kanë kaluar plot 3 vjet e ca. Dhe jo vetëm që Edi Rama nuk është rrëzuar prej Sali Berishës. Por ka fituar edhe ca zgjedhje në ca zona kur dikur kanë qenë bastion i Partisë Demokratike.”- u shpreh Alibeaj./Radar.al


