Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lavrov sinjalizon dialog me SHBA-të për Ballkanin, Kurti paralajmëron rrezik nga ndikimi rus përmes Serbisë

    January 20, 2026

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se Moska është duke komunikuar me Shtetet e Bashkuara lidhur me Ballkanin dhe se është e gatshme t’i zhvillojë ato kontakte.

    “Ne kemi më shumë mundësi të komunikojmë me Shtetet e Bashkuara [sesa me Bashkimin Evropian] lidhur me Ballkanin, kur bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën dhe shtetet tjera në rajon. Këto kontakte po vazhdojnë. Nuk kanë rezultuar ende me ndonjë rezultat pozitiv apo diçka tjetër. Por, ne jemi të hapur për kontakte të tilla, dhe për sa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë kanë gatishmëri për t’i zhvilluar ato”, është cituar të ketë thënë Lavrov në një konferencë për media, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

    Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Departamentin amerikan të Shtetit dhe Bashkimin Evropian për koment dhe është në pritje të përgjigjeve.

    Deklaratat e kryediplomatit rus vijnë në një periudhë kur figura të rëndësishme në Kosovë, nisur nga presidentja Vjosa Osmani paralajmërojnë për rrezikun e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, ndërsa Serbinë e portretizojnë si “dorë të zgjatur të Rusisë” në rajon.

    Serbia ruan marrëdhënie të ngrohta me Rusinë dhe është shteti i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë.

    Analistë të çështjeve politike kanë përsëritur disa herë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi ekonomik, dezinformimi dhe aftësia për të përfituar nga skemat e korruptuara, janë tri elementet kyç përmes së cilave Rusia e shtrin ndikimin në Ballkan dhe që Serbia e Republika Sërpska – entitet serb në Bosnje e Hercegovinë – janë më të rrezikuarat në rajon nga ndikimi rus, pasi në to mund të rritet sentimenti i nacionalizmit ekstrem.

    Kurti: Serbia nuk mund t’iu thotë “jo” urdhrave të Kremlinit

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës se Kosova rrezikon të përballet me ndonjë pushtim nga Serbia për faktin se i ka 48 baza operative të avancuara rreth kufijve të këtij shteti.

    “Por, nuk e besoj që do të ndodhë. Gjasat janë shumë të vogla. Përveç nëse Kremlini urdhëron diçka. Nuk mendoj se Beogradi guxon t’iu thotë ‘jo’ urdhrave të presidentit [rus, Vladimir] Putin për ta destabilizuar rajonin”.

    Mes tjerash, Kurti e ka përmendur se Kosova “ka ushtri të fortë tash”, duke përmendur rritjen e numrit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    “Është viti i tretë që shpenzojmë mbi 3 për qind të GDP-së [bruto prodhimit të brendshëm] për mbrojtje dhe definitivisht ata duhet të mendojnë dy herë para se të na bëjnë diçka neve. Kur mendon dy herë, nuk vepron shumë. Jam shumë optimist për periudhën në ardhje”.

    Kur ka folur për vendet e rajonit, Kurti është ndalur te Bosnje-Hercegovina, duke thënë se situata tani është më e komplikuar për shkak të Republikës Sërpska – entitet serb – i cili ka lidhje direkte me Moskën dhe nuk e lejon Bosnjën që të përparojë.

    “Është e vështirë të shohim se si do të zhvillohet situata… është mundësi e artë për Brukselin ta dëshmojë veten duke e afruar Bosnjën më afër rrugës së anëtarësimit në BE”.

    Qasja e SHBA-së dhe BE-së ndaj Ballkanit
    Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump e ka firmosur ligjin e ashtuquajtur Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili, mes tjerash përcakton se SHBA-ja nuk mbështet asnjë politikë që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike.

    Për Kosovën, SHBA-ja është partnerja e saj më e rëndësishme dhe mbështetja e saj është jetike. Prej vitit 1998, Uashingtoni i ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën. Ky vend ka investuar në vlera të konsiderueshme edhe në vendet tjera të Ballkanit.

    SHBA-ja është prezente në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me ambasadat e saj, për dallim prej Moskës e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës – ashtu sikurse Serbia – dhe e ka vetëm një zyre ndërlidhëse në Prishtinë.

    Raporte me vendet e rajonit gëzon edhe Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit synojnë të bëhen të gjashtë vendet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

    Kosova është e vetmja që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar në fund të vitit 2022.

    Brukseli është i angazhuar në rajon edhe si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

    Për çka tjetër foli Lavrov?
    Përgjatë konferencës për media, ministri rus Lavrov është pyetur edhe nëse Moska do të përfitojë nga një marrëveshje e MOL-it të Hungarisë për t’i blerë aksionet e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

    Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq ka bërë të ditur të hënën se gjiganti rus, Gazprom Neft ka arritur marrëveshje të përkohshme për t’ia shitur kompanisë hungareze aksionet që i ka në NIS-in serb.

    Gazpromi rus zotëron rreth 11.3 për qind të aksioneve të NIS-it, ndërsa njësiti i tij i sanksionuar i naftës, Gazprom Neft, 44.9 për qind. Pjesën tjetër të aksioneve e zotërojnë Qeveria serbe dhe aksionarë tjerë.

    Uashingtoni e ka sanksionuar Gazprom Neft-in për t’ia pamundësuar Moskës përdorimin e të hyrave nga nafta për ta financuar luftën në Ukrainë.

    ballkani Lavrov Rusia SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.