Banorët e Big Brother VIP Albania, Ina dhe Keijsi, kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjatë këtij televotimi, duke shfaqur një afrimitet të dukshëm me puthje dhe përqafime.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, çifti u panë këtë mëngjes në momente të ëmbla: Ina, e veshur me pizhame, iu afrua Keijsit, i cili ishte shtrirë në krevat, duke i dhënë një puthje që ai ia ktheu me një përqafim.
Ky afrim ka ngjallur interes te fansat e programit, të cilët e komentuan si një shenjë që marrëdhënia mes tyre po forcohet brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.


