Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Miri flet për raportin me Selin: Jashtë BB mund të vazhdojë miqësia

    Shqipëria ashpërson rregullat për “cash”-in në kufi, mund të bllokohen edhe shuma nën 10 mijë euro

    Trump njofton armëpushim 10-ditor Izrael–Liban: Hapi i parë drejt paqes së qëndrueshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

    January 16, 2026

    TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e vajzës dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre, duke lënë në fuqi “sekuestron preventive” të një sërë pasurish të sekuestruara në kuadër të hetimeve për dosjen e aferës “Partizani”.

    Në total, janë 25 pasuri të sekuestruara, që përfshijnë një kombinim të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe pjesëmarrjes në kapitalin e disa kompanive.

    Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi:

    Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, njofton Apeli i GJKKO.

    Lista e pasurive të sekuestruara

    1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

    7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

    8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

    9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

    10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

    11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

    12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

    13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

    14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

    15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

    16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

    17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

    18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

    19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

    20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

    21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

    22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

    23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

    24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

    25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi./Radar.al

    25 pasurive Gjykata e Posaçme e Apelit Jamarbër dhe Argita Malltezi sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Miri flet për raportin me Selin: Jashtë BB mund të vazhdojë miqësia

    April 16, 2026

    Shqipëria ashpërson rregullat për “cash”-in në kufi, mund të bllokohen edhe shuma nën 10 mijë euro

    April 16, 2026

    Trump njofton armëpushim 10-ditor Izrael–Liban: Hapi i parë drejt paqes së qëndrueshme

    April 16, 2026

    Protesta e PD nesër para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa rrugëve dhe kufizimin e parkimit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.