Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk iu bind policisë, përplasi 5 makina dhe u arratis me vrap! Në kërkim 31-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”

    Më e re, më e bukur, më e vjetër

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Pse aroma e trupit ndryshon me moshën? Si ta mbani nën kontroll

    August 16, 2024
    Pse aroma e trupit ndryshon me moshën? Si ta mbani nën kontroll

    Aroma e lëkurës ka të bëjë me ndërveprimet midis sekrecioneve të gjëndrave të lëkurës (si djersa) dhe baktereve në lëkurë.

    Ndërsa plakemi, si sekrecionet e lëkurës, ashtu edhe bakteret kanë tendencë të ndryshojnë, duke krijuar ndryshime në aromën e trupit.

    Ky ndryshim i lehtë është normal, i natyrshëm për procesin e plakjes. Por ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë.

    Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë menopauzës, mund të shkaktojnë një rritje të djersitjes, gjë që mund ta theksojë aromën e trupit.

    Gjithashtu edhe disa probleme apo sëmundje shëndetsore që janë të zakonshme me kalimin e moshës si diabeti, sëmundja e mëlçisë ose sëmundja e veshkave, mund të shkaktojnë këto ndryshime.

    A mund ta mbani nën kontroll?

    Nuk ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndryshuar aromën tuaj natyrale. Dhe shumica e njerëzve ndoshta as nuk e vënë re këtë ndryshim. Megjithatë higjiena e dobët dhe disa zakone të jetesës mund ta bëjnë erën e trupit të një personi më të fortë ose të pakëndshme.

    Ja disa këshilla se si ta mbani nën kontroll:

    Bëni dushe të rregullta

    Aroma e padëshiruar e trupit mund të shkaktohet kur djersa, e cila është pa erë, përzihet me bakteret në sipërfaqen e lëkurës. Larja e rregullt me sapun mund të parandalojë grumbullimin e baktereve të lëkurës, kështu që kur djersiteni aroma nuk do të jetë shumë e fortë. Megjithatë, ju mund të mos keni nevojë të laheni çdo ditë. Të moshuarit janë të prirur të kenë lëkurë të thatë, dhe larja me sapu të ashpër ose ujë të nxehtë mund ta përkeqësojë gjendjen. Përpiquni të laheni disa herë në javë, dhe mbajeni temperaturën e ujit të ngrohtë (jo të nxehtë). Bëni një dush të shkurtër dhe më pas përdorni kremra për lëkurën në mënyrë që të bllokoni lagështinë.

    Përdorni një antidjersë

    Antidjersa bllokon përkohësisht gjëndrat e djersës së trupit për të ndaluar djersitjen, kështu që djersa nuk përzihet me bakteret dhe nuk prodhon erë. Ky produkt është i ndryshëm nga një deodorant, i cili maskon aromat, por nuk ndalon djersitjen.

    Kushtojini vëmendje ushqimit që konsumoni

    Ushqimet si qepa, hudhra, lakra, brokoli, lulelakra, mishi i kuq, alkooli dhe ato me erëza, mund të përkeqësojnë erën e djersës. Nga ana tjetër, një regjim i pasur me fruta, perime dhe me pak yndyra të ngopura mund të ndihmojë duke ruajtur nivele më të shëndetshme të baktereve. Gjë që mund të ndihmojë në kontrollimin e erës.

    Ushtrohuni rregullisht

    Aktiviteti i rregullt fizik është një mënyrë që mund të mbështesë bakteret e shëndetshme të lëkurës.

    Mbani nën kontroll stresin

    Sigurohuni që të gjeni mënyra për të lehtësuar stresin. Stresi mund të aktivizojë gjëndrat tuaja të djersës dhe të intensifikojë erën e trupit.

    Kur duhet të shkoni tek mjeku

    Ndryshimet e lehta në erën e trupit janë një pjesë normale e plakjes. Por ndonjëherë mund të jenë edhe një shenjë e një problemi të mundshëm shëndetësor, si problemet e mëlçisë, të veshkave, ose të problemeve metabolike si një çrregullim i tiroides ose diabeti. Nëse aroma e trupit bëhet shqetësuese AgroËeb.org këshillon t’i drejtoheni mjekut për ndihmë të specializuar. E njëjta gjë vlen edhe për ndryshimet e aromës së urinës ose frymëmarrjes.

     

    aroma e trupit keshilla ndryshimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk iu bind policisë, përplasi 5 makina dhe u arratis me vrap! Në kërkim 31-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”

    June 22, 2026

    Më e re, më e bukur, më e vjetër

    June 22, 2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    June 22, 2026

    Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.