Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kamionistët bllokojnë Pikat Kufitare/ 370 mjete të rënda në bllokadë! Shkak sistemi i ri i hyrje-daljes në Shengen

    Trupa grash të karbonizuara dhe 2 të tjera ende pa gjurmë! Bilanci tragjik i zjarrit në Trikalë

    Tregtia/ Sa të ndërvarura janë SHBA dhe BE?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Moti i keq në Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh, evakuohen disa familje

    January 8, 2026

    GJIROKASTËR– Reshjet intensive të shiut në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar jo pak dëme, ndërkohë në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga shërbimet e policisë.

    Ndërsa segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.

    Rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash. Mësohet se në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

    Një familje në lagjen Manalat është evakuuar nga banesa pasi që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit.  Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vende. Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të reshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.

    Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Tepelenë, pati bllokim të rrugës për në fshatin Mezhgoran, Njësia Administrative Qëndër, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme. Vijon të kete furnizimin me shkëputje me energji elektrike./Radar.al

    Gjirokastër Rrëshqitje dherash
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kamionistët bllokojnë Pikat Kufitare/ 370 mjete të rënda në bllokadë! Shkak sistemi i ri i hyrje-daljes në Shengen

    January 26, 2026

    Trupa grash të karbonizuara dhe 2 të tjera ende pa gjurmë! Bilanci tragjik i zjarrit në Trikalë

    January 26, 2026

    Tregtia/ Sa të ndërvarura janë SHBA dhe BE?

    January 26, 2026

    Në Bullgari më mbeten më shumë para se në Gjermani

    January 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 26 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat më me fat të zodiakut gjatë sezonit të Ujorit

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.