MILANO– Një tjetër skandal me kompaninë ajrore Wizz Air ka lënë dhjetëra pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Milanos në orët e vona të natës.
Fluturimi i planifikuar për në Shqipëri është anuluar në momentin e fundit, duke shkaktuar kaos dhe zemërim mes udhëtarëve.
Sipas pasagjerëve, njoftimi fillestar ishte se fluturimi do të kryhej rreth orës 22:00, por më pas udhëtimi u shty disa herë.
Pasagjerët u mbajtën në aeroport deri në 23:40, pa asnjë informacion të qartë, për t’u njoftuar më pas se fluturimi ishte anuluar përfundimisht.
Mes të bllokuarve kishte familje me fëmijë të vegjël, të cilët u detyruan të kalonin orë të tëra në aeroport, pa asistencë, pa akomodim dhe pa zgjidhje alternative nga kompania ajrore.
Pasagjerët denoncojnë mungesën totale të komunikimit dhe përgjegjësisë nga ana e Wizz Air, ndërsa kërkojnë shpjegime dhe kompensim për trajtimin e papranueshëm.
Ky nuk është rasti i parë që Wizz Air përballet me ankesa të tilla, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi korrektësinë dhe respektin ndaj pasagjerëve./Radar.al



