Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situatë kritike në Gjirokastër, ku përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke mbuluar pjesë të qytetit me ujë.
Si pasojë, një pjesë e qytetit dhe disa fshatra mbeten pa energji elektrike. Shumë dyqane dhe shtëpi janë përmbytur, ndërsa kanë dalë nga shtrati edhe të gjithë përrenjtë dhe Liqeni i Viroit, duke rritur rrezikun dhe gjendjen emergjente në qytet.


