DURRËS– Moti i keq ka shkaktuar dëme në qytetin e Durrësit ku bëhet me dije se një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e tyre është përmbytur.
Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksion, situata vijon të mbëtet e rënduar në shumë zona të qytetit, ndërsa njofton që të shmangen lëvizjet deri në përmirësimin e situates./Radar.al



