Një debat i fortë verbal ka shpërthyer mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Kosova, duke rritur ndjeshëm tensionet mes banorëve.
Situata u acarua kur Fjolla iu drejtua Albës me tone të ashpra, duke i kërkuar llogari për deklaratat e saj. “Ti e di shumë mirë çfarë ke thënë. Të gjitha fjalët ke me i vjell një nga një, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda”, u shpreh ajo.
Më tej, Fjolla theksoi se Alba do të duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj, duke shtuar se në shtëpinë e Big Brother Kosova askush nuk mund të imponojë veten. Ajo nënvizoi se publiku i Kosovës i njeh dhe i vlerëson vetë artistët, duke kritikuar përpjekjet për t’i ulur ata.
Debati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe është kthyer në një nga momentet më të komentuara të spektaklit. Në rrjetet sociale, fansat kanë reaguar gjerësisht, duke ndarë mendime të ndryshme rreth konfliktit.
Fjolla Morina prej ditësh duket e ngarkuar emocionalisht dhe ka qenë e përfshirë në disa diskutime të tensionuara brenda shtëpisë. Kjo nuk është hera e parë që ajo përplaset me Albën apo me banorë të tjerë, ndërsa marrëdhëniet mes konkurrentëve vazhdojnë të jenë të brishta dhe të testuara çdo ditë.


