Nicolas Maduro është paraqitur në gjykatë së bashku me bashkëshorten e tij, Celia Flores, ku ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për katër akuzat penale që rëndojnë ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.
“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë dhe president i vendit tim”, ka deklaruar Maduro përmes një përkthyesi, sipas raportimit të CBS News.
Edhe bashkëshortja e tij, Celia Flores, e arrestuar gjatë fundjavës së bashku me Maduron, ka mohuar akuzat që lidhen me trafik droge dhe armësh, duke u shpallur e pafajshme para gjykatës.


