Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skadon afati 60-ditor i Donald Trump për luftën me Iranin, kërkohet miratimi i Kongresit amerikan për operacionet e tjera

    Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Brojës i del emri te dy klubet e Serisë A

    Kontrolli befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës/ Gjenden 3 “iPhone” dhe kufje me bluetooth!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Arrestimi i Maduros/ Kurti e Osmani të parët që përshëndetën operacionin e udhëhequr nga Trump

    January 4, 2026

    PRISHTINË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm në Venezuelë më 3 Janar duke arrestuar presidentin, Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

    Çifti u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku përballet me akuza për armë dhe trafik droge.

    Ky aksion i udhëhequr nga Trump është përshëndetur nga shumica e vendeve perëndimore, por edhe Ballkani Perëndimor. Mes të parëve ka reaguar edhe Kosova, ku vetë kryeministri Albin Kurti mbështeti operacionin, duke theksuar se “mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

    Edhe Presidentja Vjosa Osmani përshëndeti operacionin, ku u shpreh se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës.

    “Presidenti Trump qëndroi pranë popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu shtetit narko të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar.”– shkroi Osmani.

    “Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë. Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.”- shkroi Albin Kurti./Radar.al

    kurti Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skadon afati 60-ditor i Donald Trump për luftën me Iranin, kërkohet miratimi i Kongresit amerikan për operacionet e tjera

    May 1, 2026

    Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Brojës i del emri te dy klubet e Serisë A

    May 1, 2026

    Kontrolli befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës/ Gjenden 3 “iPhone” dhe kufje me bluetooth!

    May 1, 2026

    Kosovë: Zgjedhjet e reja më 7 qershor

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.