Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E trishtë/ Akademia në zi, ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së (EMRI)

    January 3, 2026
    E trishtë/ Akademia në zi, ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së (EMRI)

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e akademisë në vendin tonë këtë fillim viti, teksa ish-pedagogu Bujar Mane është ndarë nga jeta një ditë më parë.

    Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Bujar Manes, e ka dhënë Universiteti Bujqësor i Tiranës përmes një shënimi në rrjetet sociale.

    Mane ishte një nga profesorët më të rëndësishëm të UBT, teksa ishte nderuar me gradën “Kandidat i Shkencave”.

    Ndërsa UBT i ka shpehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të pedagogut Mane.

    Bujar Mane kishte dalë në pension të vitit 2011.

    Postimi i plotë i UBT:

    Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare shprehin hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Bujar Mane, një nga figurat e shquara të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e Biokimisë Veterinare.

    Prof. Dr. Bujar Mane e nisi veprimtarinë e tij akademike në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 1973, si asistent në lëndën e Biokimisë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në aktivitetin mësimor dhe shkencor. Ai hartoi dhe publikoi veprën “Praktikum i kimisë biologjike të kafshëve” në vitin 1978, si dhe tekstet “Biokimia e kafshëve” (1989) dhe “Biokimia” (2005, 2011), të cilat shërbyen për breza të tërë studentësh të fakultetit.

    Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Bujar Mane përfshinte publikime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai udhëhoqi punën shkencore të aspirantëve për gradat “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, duke kontribuar ndjeshëm në formimin e brezave të rinj të studiuesve.

    Gjithashtu, Prof. Dr. Mane ishte një bashkëpunëtor aktiv në jetën akademike, duke marrë pjesë në recensimin e teksteve universitare dhe në oponencat e disertacioneve. Studimet e tij shkencore trajtonin fusha me rëndësi praktike dhe kërkimore, si ketozat subklinike te lopët, problemet metabolike në shpendët e rritjes industriale dhe parametrat metabolikë të Salmo letnica të liqenit të Ohrit.

    Për kontributin e tij të çmuar në arsimin e lartë dhe shkencën veterinare, Prof. Dr. Bujar Mane u nderua me gradën “Kandidat i Shkencave” në vitin 1980, titullin “Docent” në vitin 1990 dhe titullin “Profesor” në vitin 1995. Ai doli në pension në vitin 2011, duke lënë pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe njerëzore.

    Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Mane, të afërmve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik për këtë humbje të madhe.

    U prehtë në paqe.

    Akademia në zi Bujar Mane e trishte ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.