Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT: Kemi prishur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e projektit

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    BSH: Inflacioni i brendshëm ngelet dominues në rritjen e përgjithshme të çmimeve

    August 16, 2024

    Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë dominuese në formimin e inflacionit total.

    Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se kontributi i ekonomisë së brendshme në ishte mbizotërues në normën totale të inflacionit edhe për tremujorin e dytë. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar, 1.9% ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ruajtën qëndrueshmërinë e tyre, në pasqyrim të rritjes së kërkesës për mallra e shërbime dhe të kostove të punës për njësi.

    Ndërkohë, përbërësi i importuar i inflacionit e ka zvogëluar më tej kontributin në formimin e inflacionit total në tremujorin e dytë të vitit.

    Raporti arrin në përfundimin se ekonomia shqiptare është karakterizuar nga vijimi i ecurisë pozitive të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit, ndërsa rënia e inflacionit u përshpejtua në tremujorin e dytë të vitit. Inflacioni ra në nivelin mesatar 2.1%, nga 2.7% në tremujorin e parë.

    Ashtu si dhe në fillim të vitit, rënia e tij u diktua nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, e cila pasqyroi ecurinë e ngjashme të këtyre çmimeve në tregjet rajonale.

    Megjithatë, ndonëse u dominua nga kjo kategori, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë u vërejt tek një bazë më e gjerë çmimesh, midis tyre dhe çmimet e disa shërbimeve.

    Presionet e përgjithshme inflacioniste janë reduktuar, të ndihmuara nga rënia e inflacionit në partnerët tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit.

    Ngadalësimi i inflacionit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 ishte me bazë të gjerë, por rënien më të fortë e përjetuan komponentët afatshkurtër dhe të importuar të inflacionit.

    Përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit u ngadalësuan ndjeshëm, duke u luhatur rreth vlerave të ulëta historike. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 1.7% dhe 1.3%, në tremujorin e dytë, duke zbritur me 0.8 dhe 1 pikë përqindjeje nga vlerat përkatëse të një tremujori më parë.

    Rënia e inflacionit të ushqimeve në tregjet e huaja dhe të vendit, si edhe efektet e mbiçmimit të monedhës vendase, u pasqyruan në ngadalësimin e inflacionit të këtyre komponentëve. Inflacioni bazë dhe i brendshëm, gjithashtu u pakësuan, por duke ruajtur rolin mbizotërues në formimin e inflacionit total.

    Inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe ai i brendshëm shënuan përkatësisht vlerat 2.3%, 2.7% dhe 2.3% në këtë tremujor, duke u pakësuar thuajse me të njëjtin hap (0.5 pikë përqindjeje), nga vlerat përkatëse të tremujorit të mëparshëm.

    Megjithëse në rënie, komponentët më të qëndrueshëm të inflacionit mbetën në vlera më të larta se inflacioni total i tremujorit. Për më tepër, inflacioni bazë neto vijoi të qëndrojë lehtësisht mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjerë me afat të gjatë përdorimi./MONITOR 

    BSH Inflacioni i brendshëm rritja e përgjithshme e çmimeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026

    Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT: Kemi prishur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e projektit

    June 24, 2026

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    June 24, 2026

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.