Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    Trump: SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, njofton marrëveshje të gjerë me vende të rajonit

    Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas 10 orësh kërkimesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

    August 16, 2024

    Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk, por se Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore.

    Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t’i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje.

    Më parë të enjten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se trupat e vendit të tij kishin marrë kontrollin e plotë të Sudzhës, qyteti më i madh rus që bie në duart e forcave të Ukrainës që nga fillimi i inkursionit të tyre ndërkufitar më shumë se një jave më parë.

    Megjithëse kishte një popullsi të paraluftës prej vetëm rreth 5,000 banorësh, Sudzha është qendra administrative për zonën kufitare të rajonit të Kurskut në Rusi dhe është më i madh se çdo qytet apo vendbanim tjetër që Ukraina thotë se ka marrë në kontroll që nga fillimi i inkursionit më 6 gusht.

    Zoti Zelenskyy tha se Ukraina po krijonte një zyrë komanduese ushtarake në Sudzha, gjë që sugjeron se Ukraina mund të planifikojë të qëndrojë në rajonin e Kurskut për një kohë të gjatë, ose thjesht të sinjalizojë Moskën se mund ta bëjë këtë. Ai nuk shtjelloi se cilat funksione mund të kryente kjo zyrë, megjithëse tha në fillim të kësaj jave se Ukraina do të shpërndante ndihma humanitare për banorët e Sudzhës.

    Rusia nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve të zotit Zelenski, por ministria e saj e mbrojtjes tha më herët të enjten se forcat ruse kishin bllokuar përpjekjet e Ukrainës për të pushtuar disa vendbanime të tjera.

    Inkursioni i papritur ukrainas ka ndryshuar rrjedhën e luftsn dhe ka shkaktuar kaos në rajonin e Kurskut, duke çuar në evakuimin e më shumë se 120,000 civilëve, sipas autoriteteve ruse, dhe kapjen e të paktën 100 trupave ruse, sipas Kievit.

    Zoti Zelenski ka thënë se një nga arsyet e inkursionit është mbrojtja e rajoneve fqinje të Ukrainës. “Sa më shumë të shkatërrohet prania ushtarake ruse në rajonet kufitare, aq më e afërt do të jetë paqja dhe siguria reale për shtetin tonë. Shteti rus duhet të jetë përgjegjës për atë që ka bërë”, tha ai të martën.

    Rusia është përballur me sulme të mëparshme në territorin e saj gjatë luftës, por inkursioni në Kursk është dukshëm më i madh, më i shpejt dhe në të janë përfshirë brigada të ushtrisë ukrainase me përvojë lufte, që po qëndrojnë brenda Rusisë për një kohë më të gjatë. Rreth 10,000 trupa ukrainase janë të përfshirë në këtë operacione, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë.
    Inkursioni shënon gjithashtu herën e parë që trupat e huaja kanë pushtuar dhe mbajtur territorin rus që nga nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste pushtoi pjesë të mëdha të Rusisë.

    Megjithëse blogerët ushtarakë rusë raportuan se rezervistët rusë të dërguar në rajonin e Kurskut kishin ngadalësuar përparimin e Ukrainës, vazhdojnë të ngrihen pyetje nëse inkursioni mund ta detyrojë Moskën të lëvizë trupat nga pozicionet në Ukrainën lindore tek ato në Kursk. Ushtria ruse ka bërë përparime të ngadalta por të qëndrueshme në Ukrainën lindore këtë vit.

    Ndërsa Kievi po trumbetonte arritjet e tij në Kursk të enjten, zyrtarët në qytetin lindor ukrainas të Pokrovskit, i cili kishte një popullsi prej rreth 60,000 banorësh para luftës, paralajmëruan civilët që të evakuoheshin përpara se trupat ruse të afroheshin me shpejtësi në një distance prej rreth 10 kilometra nga qyteti. Nëse trupat ruse pushtojnë Pokrovskin, ku ata janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës për javë të tëra, ato do të avanconin më tej drejt qëllimit të tyre për të marrë në kontroll të gjithë rajonin ukrainas të Donetskut./voa

    Rusi SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    June 11, 2026

    Trump: SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, njofton marrëveshje të gjerë me vende të rajonit

    June 11, 2026

    Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas 10 orësh kërkimesh

    June 11, 2026

    Alarm i rremë në Pentagon/ Evakuimet dhe bllokimi i kateve rezultuan masë paraprake, nuk u gjet kërcënim real

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.