SHKODËR– Ditën e sotme një person është plagosur si pasojë e shpërthimit të kutisë elektrike në një pallat në Perash të Shkodrës.
Bëhet me dije se ka mbetur i lënduar një punonjës i OSHEE-së, i cili sapo ka hapur kutinë për të lexuar matësin elektrik ka ndodhur shpërthimi. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Radar.al


