TIRANË– Muzikanti i njohur shqiptar, Serxho Hajdini ka qenë i ftuar në Media Radar në emisionin “PA FILTRA” ku ka folur për jetën e tij artistike, miqtë kolegët si dhe emra të estradës shqiptare që janë bërë të famshëm “kot”.
Teksa është pyetur se cili është ai artist që është i famshëm vetëm nga skandalet dhe jo nga muzika, Serxho ka përmendur emrin e Arkimed Lushaj, ose ndryshe siç njihet në muzikë si Stresi.
Serxho: Stresi për shembull. Ka filluar. Mendoj unë se nuk është se e kam ndjekur shumë.
Po për Mozzik, ça mendimi ke për Mozzik me atë këngën…?
Serxho: Artist i mirë është. Po dhe Stresi shumë i mirë është.
Po Noizy përveç grushtave?
Serxho: Po nuk mendoj që është bërë i famshëm nga këto. Ato janë pjesë e jetës.
Noizy është tjetër stad.
Serxho: Po dhe Stresi shumë artist i mirë që të mos jemi ëkshtu, por ndoshta është bërë pak më bujë për gjërat që ka bërë./Radar.al
Dh*nohet brutalisht gazetari Elton Tozaj/ Reagimi i familjes: Rrezikon të humbasë shikimin (FOTO)


