TIRANË– Gazetari i njohur Elton Tozaj i cili njihet që deklaratat e forta që bënte në media sa u takon personazheve VIP është përballur me një situatë teje të vështirë. Ai është dhunuar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës.
Lajmi është bërë i ditur nga familja e gazetarit, ku në profilin e tij në Instagram përmes një Story ku duket i dhunuar dhe me plagë të mëdha në fytyrë ata shkruajnë edhe detajet mbi këtë ngjarje të rëndë.
Gazetari është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj Tozajt ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.
Gjithashtu familja ka bërë të ditur se Eltoni ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor.

Sipas tyre gazetari po lufton për të mos humbur shikimin duke e bërë edhe më të rëndë këtë ngjarje.
Vlen të theksohet se gazetari Elton Tozaj javët e fundit ka bërë disa deklarata “bombë”. Ku një prej tyre ishte se Luana Vjollca përndiqte ish-partnerin Krenar Çoçaj dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Gazetari përmendi rastin në aeroport ku sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin. Afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri. Pas këtyre deklaratave Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike./Radar.al


