Modelja e njohur Arbenita Ismajli tërheq gjithmonë vëmendjen, pasi dhe postimi i saj më i fundit në rrjetet sociale ka ndezur diskutime të shumta.
Me nota humori dhe autoironie, ajo ka postuar një video që ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme mbi zgjedhjet e saj personale.
Arbenita ka ripostuar një klip ku shfaqet personazhi ikonë The Grinch në fëmijëri, shoqëruar me mbishkrimin: Unë dhe shija ime e çuditshme për meshkujt.
Videoja, e shoqëruar nga kënga virale “My Type”, ironizon figurën e “anti-heroit” të festave, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth mesazhit të nënkuptuar.
Reagimet nuk kanë munguar. Ndjekësit kanë nisur menjëherë të aludojnë se ky ripostim mund të jetë një thumb i fshehtë për ish-partnerin e saj, reperin Fero. Duke pasur parasysh marrëdhënien e tyre të trazuar dhe faktin se ata janë prindër të një vajze, shumëkush e ka lidhur frazën për “shije të gabuara” me kapitujt e së shkuarës./Radar.al
Dh*nohet brutalisht gazetari Elton Tozaj/ Reagimi i familjes: Rrezikon të humbasë shikimin (FOTO)


