Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

    SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve me Iranin, dërgon delegacion në Pakistan

    I dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel, i gjendet lëndë e dyshuar nar*otike gjatë kontrollit në burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Shqipëria me 16 debutues nën drejtimin e Silvinjos, rekordet e tij i mban Jasir Asani

    December 27, 2025

    Silvinjo mori drejtimin e kombëtares shqiptare 3 vite më parë dhe në këto 3 vite, ka arritur të shkruajë histori duke qenë një nga trajnerët më të suksesshëm që ka drejtuar Shqipërisë.

    Që në vitin e tij të parë, Silvinjo na kualifikoi për në Europian dhe ishte pikërisht janari i vitit 2023, kur Silvinjo u emërua për herë të parë si trajneri i Shqipërisë. Në mars nisën kualifikueset dhe pavarësisht se humbëm kundër Polonisë, paraqitja e kuqezinjve ishte shumë shpresëdhënëse dhe u krijua besim i madh se mund të arrihet diçka. E në fakt, ndodhi ashtu pasi Shqipëria u kualifikua për në Europian për herë të dytë në histori, ndërkohë që edhe kualifikimi në “Play Off” të Botërorit, është një tjetër arritje historike për kuqezinjtë.

    Në këto 3 vite, Silvinjo ka pasur lojtarë të shumtë në kontingjent, por nëse shohim debutimet me trajnerin brazilian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në 3 vite si trajner, Silvinjo ka marrë në Kombëtare 16 lojtarë të rinj, ose më saktë kanë debutuar 16 lojtarë duke qenë se pjesë tjetër kanë qenë me kuqezinjtë edhe para se ai të vinte si trajner i Shqipërisë.

    DEBUTUESIT- Me fanellën e Shqipërisë, kanë luajtur për herë të parë 16 lojtarë nën drejtimin e Silvinjos dhe duke nisur që nga porta e deri në sulm, alternativat kanë qenë të shumta. Kështu, në portë ka qenë Simon Simoni gardiani që ka debutuar me fanellën e Shqipërisë nën drejtimin e Silvinjos, ndërkohë që në mbrojtje ka pasur vetëm 2 debutime. Klisman Cake ishte lojtari që luajti në miqësore ndaj Jordanisë në muajin tetor ndërkohë që ka debutuar në miqësore me Gjibraltarin edhe mbrojtësi Maldini Kacurri që aktivizohej me të rinjtë e Arsenalit.

    Në mesfushë, lojtarët që kanë debutuar për Shqipërinë, janë të shumtë dhe mesfusha ka qenë reparti me më shumë prurje nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Kështu, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Medon Berisha, Sebastjan Spahiu e Anis Mehmeti janë futbollistët që debutuan për skuadrën tonë ndërsa në repartin e sulmit, ka pasur të tjerë emra të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

    Kristian Shpendi, Arbër Hoxha, Indrit Tuci, Jasir Asani, Arbnor Muja, Mirlind Daku, Marvin Çuni janë sulmuesit që kanë debutuar me fanellën e Shqipërisë gjatë kohës që Silvinjo ka drejtuar kuqezinjtë.

    MË TË PËRDORURIT – Nëse shohim futbollistët të cilët Silvinjo ka përdorur më shumë nga debutuesit, ka fakte interesante duke qenë se protagonist absolut mbetet Jasir Asani. Sulmuesi i Esteghlalit ishte një nga heronjtë e kualifikimit për në Europian, ku me golat e tij i dha Shqipërisë shumë pikë duke kontribuuar jo pak me fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi ka shënuar 6 gola me kuqezinjtë dhe është aktivizuar në 25 ndeshje. Askush nga debutuesit nuk ka shënuar më shumë se Asani dhe njëkohësisht askush s’ka luajtur më shumë megjithëse sulmuesi nuk është preferuar në kualifikueset e Botërorit. Pavarësisht se Asani është grumbulluar në të gjitha ndeshjet, ai luajti vetëm në sfidën e parë ndaj Anglisë e më pas u la në stol nga Silvinjo duke mos marrë më minuta në ndeshje zyrtare.

    Pas Asanit, në renditje ka vend edhe për Arbër Hoxhën, i cili luan në të majtë të sulmit. Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka luajtur 21 ndeshje me kuqezinjtë por ka shënuar vetëm 1 gol në ndeshjen ndaj Jordanisë. Në kuotën e 15 ndeshjeve është Mirlind Daku, që me Shqipërinë ka shënuar 1 gol, e këtë e ka bërë pikërisht kundër Polonisë ndërkohë që Shehu me 7 ndeshje e Tuci me Pajazitin me nga 5 ndeshje, mbyllin pesëshen e lojtarëve më të aktivizuar që nga debutimi i tij.

    DEBUTUESI MË I RI- Silvinjo nuk është nga ata trajnerë që ka dëshirë të madhe që të aktivizojë të rinjtë dhe këtë e ka thënë edhe nëpër konferenca. I pyetur shpesh për risi në listë, Silvinjo i ka qëndruar faktit se nuk është kohë eksperimentesh por duhet eksperiencë dhe lojtarë që kanë kontribuuar. Kështu, nëse shohim lojtarin më të ri në moshë që ka debutuar për Shqipërinë nën drejtimin e Silvinjos, është mbrojtësi Maldini Kacurri në miqësore. Qendërmbrojtësi ka debutuar me Shqipërinë pak muaj më parë dhe ishte 19 vjeç e 11 muaj në ditën që ka luajtur me fanellën kuqezi. Pas tij renditet Medon Berisha. Mesfushori i Leçes ka debutuar me Shqipërinë kur ishte 20 vjec, 7 muaj e 13 ditë ndërkohë që në vendin e tretë, renditet portieri Simon Simoni që ka debutuar 21 vjeç, 1 muaj e 21 ditë.

    DEBUTUESI MË I VJETËR- Në muajin tetor, për herë të parë luajti me Shqipërinë Nazmi Gripshi. Mesfushori i Astanës u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë, e pikërisht në këtë miqësore, mori minutat e para me kuqezinjtë. Mesfushori ishte 28 vjeç, 3 muaj e 9 ditë duke qenë kështu lojtari me moshën më të madhe që ka debutuar në kohë të trajnerit brazilian. Jasir Asani renditet në vendin e dytë dhe çuditërisht, edhe pse ka bërë paraqitje dinjitoze me klubet edhe në të shkuarën, Asani u ftua për herë të parë nga Silvinjo dhe debutoi vetëm kur ishte 27 vjeç, 10 muaj e 8 ditë. Në vendin e tretë, renditet Juljan Shehu që u grumbullua për herë të parë në mars të këtij viti që po lëmë pas dhe ishte 26 vjeç, 6 muaj e 18 ditë në ditën kur debutoi me Shqipërinë./PanoramaSport

    Dh*nohet brutalisht gazetari Elton Tozaj/ Reagimi i familjes: Rrezikon të humbasë shikimin (FOTO)

    Jasir Asani Silvinjos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

    April 24, 2026

    SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve me Iranin, dërgon delegacion në Pakistan

    April 24, 2026

    I dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel, i gjendet lëndë e dyshuar nar*otike gjatë kontrollit në burg

    April 24, 2026

    Tornado e fuqishme godet Oklahomën, disa të lënduar, paralajmërime për stuhi të reja në SHBA (Video)

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.