Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rikthehet “dashuria” mes De Laurentis dhe Contes, gati marrëveshja e re mes palëve

    December 25, 2025
    Rikthehet “dashuria” mes De Laurentis dhe Contes, gati marrëveshja e re mes palëve

    Në Napoli është rikthyer qetësia dhe raporti mes presidentit Aurelio De Laurentis dhe trajnerit Antonio Contes duket më i fortë se kurrë. Sipas mediave italiane, De Laurentis dëshiron të zgjasë kontratën e Contes edhe për dy vite të tjera, duke e mbajtur atë në stolin e Napolit deri në vitin 2029.

    Pas fitores në Superkupën Italiane në Riad, presidenti ka riafirmuar publikisht besimin e tij të plotë te trajneri, duke e konsideruar punën e Contes vendimtare për sukseset e skuadrës. Një ndryshim i madh krahasuar me periudhën e vështirë që pasoi humbjen ndaj Bolonjës në kampionat, mes polemikave dhe zërave për një largim të mundshëm. Mbetet për t’u kuptuar qëndrimi i vetë teknikut.

    Historia e tij tregon se rrallë ka qëndruar më shumë se dy sezone në një klub, përjashtim Juventusi mes viteve 2011 dhe 2014. Në sfond mbetet gjithashtu edhe opsioni i rikthimit në stolin e Kombëtares italiane, në varësi të rezultateve që do të arrijë Gatusso. Në aspektin sportiv, Conte po konfirmon edhe një herë vlerat e tij si një nga trajnerët më të mirë në botë. Pavarësisht dëmtimeve të shumta dhe mungesave të rëndësishme, ai ka ditur të përshtatet, duke ndryshuar disa sisteme loje dhe duke ruajtur parimet e tij taktike.

    Vlerësimi për Konten vjen edhe nga vetë lojtarët, të cilët kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre. De Laurentis dëshiron ta blindojë trajnerin, por tani pritet vendimi i Contes për të ardhmen e tij në Napoli. Nëse rinovimi i kontratës do të bëhet zyrtar në javët në vijim, kjo do të ishte padyshim një bonus shumë i rëndësishëm për Napolin, për vijimin e këtij sezoni drejt realizimit të objektivave, duke ditur vlerat e teknikut, që solli trofeun e dytë të kampionit në tre sezonet e fundit, ndërsa vetëm pak ditë më pare, bëri që të kaltrit të ngrenin lart edhe trofeun e Superkupës së italisë në Rias, pas triumfit në finale ndaj Bolonjës.

    gati marrëveshja e re mes palëve Rikthehet “dashuria” mes De Laurentis dhe Contes serie A
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    June 18, 2026

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    June 18, 2026

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    June 18, 2026

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.