Një sulm kibernetik i dyshuar si pjesë e një operacioni nga Kina ka rezultuar në vjedhjen e mijëra dokumenteve dhe të dhënave konfidenciale të Ministrisë së Jashtme britanike. Sipas raportimeve, incidenti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet.
Sipas “The Sun”, grupi kibernetik Storm-1849, i lidhur me Pekinin, ka sulmuar serverët qeveritarë në tetor, duke marrë informacione personale, përfshirë dhjetëra mijëra të dhëna vizash. Ekziston shqetësimi se këto të dhëna mund të përdoren për mashtrime dhe ryshfet.
Një zëdhënës i qeverisë britanike konfirmoi hetimin e incidentit dhe theksoi se siguria e të dhënave qeveritare trajtohet me seriozitet maksimal.
Storm-1849 është identifikuar nga agjencitë perëndimore si një grup spiunazhi i lidhur me shtetin kinez dhe është akuzuar më parë për sulme ndaj politikanëve, stafit parlamentar dhe institucioneve zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ngjarja ndodh në një moment delikat diplomatik, teksa kryeministri Keir Starmer pritet të vizitojë Kinën në fund të janarit, vizitë kjo që shënon kryeministrin e parë britanik që nga viti 2018 që udhëton atje, ndërsa shërbimet e inteligjencës paralalajmërojnë për një fushatë të zgjeruar spiunazhi kinez kundër objektivave britanike.


