Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çmime të diktuara dhe fitime deri në 115%, Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon 6 kompani

    December 17, 2025

    Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë kompani që operojnë në grumbullimin dhe shitjen me shumicë të fruta-perimeve, pasi ka konstatuar se ato kanë bashkërenduar çmimet e blerjes, duke diktuar tregun në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar rritje deri në 115%.

    Të ndëshkuarat janë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, të cilat janë gjobitur me penalitete deri në 0.15% të xhiros së vitit 2024.

    Hetimi, i cili zgjati gati dy vite, përfshiu monitorimin e tregut në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, si dhe një procedurë të thelluar hetimore me faza paraprake dhe finale.

    Sipas vendimeve nr. 1234–1239, të miratuara në mbledhjen e datës 26.11.2025, Komisioni i Konkurrencës konstatoi se ndërmarrjet kishin koordinuar çmimet e blerjes gjatë periudhave sezonale, duke shfrytëzuar fuqinë e tyre negociuese ndaj fermerëve dhe duke aplikuar marzhe fitimi jashtëzakonisht të larta.

    Kjo sjellje është cilësuar si shkelje e rëndë dhe përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

    Çfarë ndryshon për fermerët

    Hetimi tregoi se fermerët përballeshin me çmime të diktuara, mungesë negocimi, varësi nga pak blerës, presione për ulje çmimesh dhe vonesa në pagesa. Vendimi synon të përmirësojë pozitat e tyre, duke krijuar kushte për çmime më të drejta, konkurrencë të ndershme dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale.

    Masa korrigjuese

    Kompanitë e gjobitura janë detyruar:
    • të afishojnë publikisht çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë;
    • të jenë nën monitorim për një periudhë 1-vjeçare nga Autoriteti i Konkurrencës.

    Rekomandime për qeverinë

    Me vendimin nr. 1240, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë masa për reformimin e tregut, përfshirë:
    • luftën ndaj informalitetit;
    • krijimin e një burse kombëtare online të çmimeve;
    • kontrata të detyrueshme dhe të standardizuara;
    • përafrimin me direktivat e BE për praktikat tregtare të padrejta.

    Vendimi konsiderohet një ndërhyrje me ndikim strukturor në zinxhirin agro-ushqimor dhe një sinjal i fortë për mbrojtjen e fermerëve në të gjithë vendin.


    Njoftimi:

    Autoriteti i Konkurrencës përfundoi vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar.

    Në mbledhjen e datës 26.11.2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimet nr. 1234–1239, me të cilat konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK – kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.

    Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

    Pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët në gjithë Shqipërinë

    Hetimi i thelluar tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me:

    çmime të diktuara e të koordinuara,
    dyer të mbyllura për negocim,
    varësi të tepruar nga pak blerës,
    presione për uljen e çmimeve,
    dhe shlyerje të vonuara të pagesave.
    Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë këto problematika dheforcon pozitat e fermerëve në treg, duke krijuar kushte për:

    çmime më të drejta e më transparente,
    konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve,
    mundësi reale zgjedhjeje për fermerët,
    pagesa më të sigurta dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale,
    frenimin e skemave të koordinuara që dëmtonin të gjithë tregun kombëtar.
    Për më tepër, megjithëse gjobiten 6 ndërmarrje,efekti i vendimit shtrihet në të gjithë tregun kombëtar, sepse:

    sjell qartësi mbi praktikat e ndaluara,
    vendos standarde të reja për transparencën e çmimeve,
    synon disiplinimin e tregut të fruta-perimeve,
    dhe nxit konkurrencën e ndershme për të gjithë aktorët.
    Kjo është një ndërhyrje strukturore me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor dhe një sinjal i qartë se Autoriteti i Konkurrencës mbron interesat e fermerëve, një kategori që shpesh përballet me pabarazi të theksuar në negociata.

    Detyrime dhe masa korrigjuese për grumbulluesit

    Komisioni ka urdhëruar ndërmarrjet e gjobitura që:

    të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë,
    të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.
    Këto masa synojnë rritjen e transparencës dhe krijimin e një tregu më të drejtë për fermerët.

    Rekomandime për Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

    Me vendimin nr. 1240, Komisioni i Konkurrencës ka adresuar institucionet përgjegjëse me rekomandime të rëndësishme për reformimin e tregut, përfshirë:

    minimizimin e informalitetit në gjithë zinxhirin e tregtimit,
    hartimin e një baze të re ligjore në përputhje me standardet e BE,
    krijimin e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore),
    vendosjen e kontratave të detyrueshme dhe të standardizuara,
    dhe bashkëpunimin për transpozimin e Direktivës së BE për praktikat tregtare të padrejta (UTP).
    Nëpërmjet këtyre vendimeve, Autoriteti i Konkurrencës vijon përmbushjen e misionit të tij për të garantuar konkurrencë të lirë dhe të ndershme, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e fermerëve, rritjen e transparencës dhe funksionimin më të drejtë të tregut agro-ushqimor në Shqipëri

    Autoriteti i Konkurrencës cmimet fruta kompani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.