Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT: Kemi prishur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e projektit

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Anëtarësimi në SEPA, BSH miraton rregulloren për informacionin e domosdoshëm të transfertave

    August 15, 2024

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”.

    Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për informacionin mbi paguesit dhe përfituesit e pagesave që shoqëron transfertat e fondeve, në Euro, në kontekstin e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), pjesëmarrjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave në Shqipëri, në skemat e pagesave të administruara nga Këshilli Europian i Pagesave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në rastet kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave i përfshirë në transfertën e ekzekutuar në një skemë pagese të administruar nga Këshilli Europian i Pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri.

    Gjithashtu, rregullorja përcakton politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme për të siguruar zbatimin e masave shtrënguese, kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri, pavarësisht transaksionit të përfshirë ose monedhës së përdorur.

    Ofruesi i shërbimeve të pagesave të palës urdhëruese (paguesit) duhet të sigurohet se transfertat e fondeve shoqërohen me informacionin ku përfshihet emri dhe mbiemri i paguesit ose emri i personit juridik të paguesit; numri i llogarisë së pagesës së paguesit; adresa e paguesit, përfshirë emrin e shtetit apo juridiksionit, numri i dokumentit të identifikimit dhe numri personal i klientit, ose, si alternativë, ditëlindja dhe vendlindja e paguesit dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

    Për përfituesin e pagesës, informacioni i domosdoshëm i kërkuar është emri dhe mbiemri i përfituesit ose emri i personit juridik të përfituesit; numri i llogarisë së pagesës së përfituesit; dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

    Përpara transferimit të fondeve, ofruesi i shërbimit të pagesave të paguesit duhet të verifikojë saktësinë e informacionit të kërkuar.

    Procesi i verifikimit do të konsiderohet i kryer nëse identiteti i paguesit është verifikuar në përputhje me nenin 4/1 të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe informacioni i marrë nga ky verifikim ruhet në përputhje me nenin 16 të atij ligji. Këto dispozita zbatohen edhe kur paguesi është klient ekzistues.

    Ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk duhet të ekzekutojë transfertën e fondeve, pa siguruar përputhshmërinë e plotë me parashikimet e këtij neni.

    Megjithatë, rregullorja parashikon kërkesa më bazike për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare deri në 1000 euro, që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën apo tranasferta të tjera fondesh.

    Në këto raste, ofruesi do të kërkojë vetëm emrin dhe mbiemrin e paguesit dhe të përfituesit, ose emrin e personit juridik të paguesit dhe të përfituesit, si edhe numrin e llogarisë së pagesës së paguesit dhe të përfituesit, ose, aty ku është e zbatueshme, kodin unik të identifikimit të transaksionit.

    Për shumat deri në 1000 euro, ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk do të jetë i detyruar verifikojë informacionin mbi paguesin, përveç rasteve kur i ka marrë fondet që do të transferohen në formën e parasë fizike (cash), kur ka baza të arsyeshme të dyshojë për pastrim parash ose financim terrorizmi, kur ka dyshime për vërtetësinë ose përshtatshmërinë e të dhënave të marra më pare, ose kur ka dyshime për mashtrim.

    Rregullorja do të hyjë në fuqi pas miratimit të zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA në Republikën e Shqipërisë, nga Këshilli Europian i Pagesave.

    Ofruesit e shërbimeve të pagesave që janë objekt i kësaj rregulloreje duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e aktiviteteve dhe operacioneve të tyre me kërkesat e kësaj rregulloreje, brenda një periudhe prej 180 ditësh nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA-s në Shqipëri, nga Këshilli Europian i Pagesave./MONITOR 

    Anëtarësimi në SEPA BSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026

    Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT: Kemi prishur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e projektit

    June 24, 2026

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    June 24, 2026

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.