Një shtetas shqiptar u arrestua në Torino, Itali, pasi policia i gjeti rreth 3.5 kilogramë kokainë dhe 61 gramë metamfetaminë, të cilat ai po i shiste edhe pse ndodhej në arrest shtëpie.
Hetuesit e Skuadrës “Flying Squad” kishin mbledhur informacione se shqiptari, i dënuar më parë për vepra penale të lidhura me drogën, po drejtonte një aktivitet të gjerë trafiku lëndësh narkotike nga banesa ku po vuante dënimin. Sipas autoriteteve, ai ndjehej i sigurt duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm nga një shtëpi e veçuar, e rrethuar me gardh të lartë dhe e mbrojtur nga gjashtë qen të mëdhenj.
Gjatë bastisjes, policia sekuestruar mbi 3 kilogramë kokainë dhe 61 gramë metamfetaminë. Kontrolli u shtri edhe në një banesë tjetër, pranë asaj ku ndodhej në arrest shtëpie, e cila ishte në pronësi të tij. Aty u gjetën pajisje për përpunimin dhe paketimin e drogës, përfshirë një makinë presimi të pajisur me krik hidraulik për ngjeshjen e lëndëve narkotike.
Pas verifikimeve, Prokuroria Publike e Torinos kërkoi dhe mori konfirmimin e arrestimit, duke vendosur masën e sigurimit “paraburgim” për shqiptarin, i cili tashmë përballet me akuza serioze për trafik droge.


