Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i marrë jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi K. M., 19 vjeç, goditi N. Z., 62 vjeç, i cili nuk arriti të mbijetojë.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


