TIRANË– Aktori i humorit, Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke publikuar një për kolegun e tij, Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.
Përmes një postimi të shkurtër në InstaStory, ish-finalisti i BBV3, thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin.”- shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi./Radar.al



