Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare deri më 22 dhjetor.
Në vendimin e marrë, sipas burimeve deputetët e PD-së do të përqendrohen në përgatitjen dhe organizimin e protestës kombëtare, e cila do të zhvillohet pikërisht më 22 dhjetor.
Vendimi synon të dërgojë një mesazh politik dhe të mobilizojë strukturat e partisë dhe qytetarët për tubimin, ndërsa deputetët do të punojnë në koordinim për të garantuar pjesëmarrje të gjerë dhe mbulim të plotë të aktivitetit të protestës.


