SARANDË– “Blutë” e Sarandës kanë arrestuar babain me iniciale A. V., 55 vjeç, dhe djalin e tij A. V., 24 vjeç.
Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së shtëpisë, 23-vjeçares me iniciale A. V,.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit).”-njoftoi policia./Radar.al


