Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Xholi: Prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë! Nuk fus njeri në burg pa prova

    December 11, 2025
    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Xholi: Prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë! Kam udhëhequr hetime të rëndësishme

    TIRANË– Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka folur për eksperiencën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe aftësitë menaxheriale që ka fituar gjatë viteve.

    Në fjalën e tij Xholi u fokusua te rëndësia e rolit të drejtuesit të SPAK, duke theksuar se ky pozicion kërkon jo vetëm menaxhim të burimeve njerëzore, por edhe mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve dhe sigurinë që ata të veprojnë në përputhje me ligjin.

    “Nuk fus njeri në burg. pa pasur prova. E kam parimore, Është shkelje kushtetuese dhe shkelje hyjnore . Ky është parimi i cili e kam zbatuar dhe do të zbatoj sa të kem mundësinë të jem në ketë profesion.”- u shpreh ai.

    Ndër të tjera ai ka shpjeguar se ka mbi 27 vite karrierë pa ndërprerje në prokurori, duke mbajtur poste drejtuese dhe udhëhequr hetime të rëndësishme për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai ka përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe ka punuar ngushtë me autoritetet ndërkombëtare për hetime paralele, përfshirë çështje të narkotikëve, armëve, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    “Prorkuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxhet i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë. Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të sukseshme me qëllim rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithcka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë. Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë cështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK. Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga GJL. Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore. Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumiat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket cështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të pavave, të qenieve njerëzore. Kam bashkëpunur me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë. Kam administruar aktë voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konsifsikimi e sekuestrimi i aseteve kriminale. Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi. Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenuesit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë e mia duke treguar një kujdes të vecantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë.”- tha Xholi./Radar.al

    Adnan Xholi spak Zgjidhet kreu i ri i SPAK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    April 29, 2026

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.