Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Austri: Ndalimi i shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç?

    December 11, 2025

    Këshilli Kombëtar i Austrisë po voton sot për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla. Duket se ligji do të miratohet. Por a do të zbatohet?

    Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – ÖVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPÖ nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

    Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar.

    Dështimi në vitin 2020

    Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitëe kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhelirisë fetare.

    Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin. Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

    Problemet me ndalimin

    Fatma Akay-Türker është kryetarja e Shoqatës së Grave Muslimanenë Austri. Ajo vetë e ka hequr shaminë dhe është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por ajo beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

    Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja. Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve – midis politikës dhe komunitetit.

    Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim. Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë./DW

    Austri vajzat nën 14 vjeç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.