TIRANË– Mandati i kreut të SPAK, Altin Dumanit po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.
Kandidon për herë të parë një grua për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.


