Belind Këlliçi, ish-deputeti demokrat është fotografuar në jug të Shqipërisë teksa shfaqet duke shijuar pushimet e verës në një prej resorteve më luksoze të Rivierës shqiptare.
Nga fotot ish-deputeti i PD, shihet se është i shoqëruar nga të afërmit në pushimet e kësaj vere, ndërsa kanë zgjedhur ta shijojnë deri në pikën e fundit detin shqiptar duke bërë xhiro me skaf, e larg vëmendjes së qytetarëve.
Me siguri Këlliçi nesër kthehet në Tiranë pasi pritet të mbahet protesta e radhës para Bashkisë Tiranë.



