Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Policia u akuzua për fshehjen e ngjarjes në Pogradec/ Rama: Provat tregojnë se autori u arrestua në kohë

    August 14, 2024
    Policia u akuzua për fshehjen e ngjarjes në Pogradec/ Rama: Provat tregojnë se autori u arrestua në kohë

    Qytetarët dhe familjarët e Egli Progës hodhën akuzat se policia dhe organet e drejtësisë po mundoheshin të fshihnin ngjarjen tragjike të ndodhur në Pogradec.

    Mbi këto akuza ka reaguar dhe vetë kryeminstri Edi Rama në rrjetin social X i cili ka thënë se policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e ngjarjes.

    Gjithashtu Rama nënvizon se duhet të bazohemi te dokumentet e policisë dhe shërbimet e urgjencës për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin.

    Postimi i Ramës:

    Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën.

    Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë! “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.

    Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes. Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore.

     

    ngjarja ne pogradec policia reagon Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.