Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi, i jep fund një industrie gjigante europiane

    December 8, 2025

    Polonia ka miratuar përfundimisht ndalimin e prodhimit të veshjeve prej gëzofi, duke mbyllur një nga sektorët më të mëdhenj të këtij lloji në Evropë. Sipas të përditshmes italiane Wired, Presidenti Karol Nawrocki firmosi të martën ligjin që ndalon fermat e gëzofit, duke e bërë vendin anëtarin e 18-të të BE-së që mbyll këtë industri, e cila çdo vit sillte vdekjen e rreth tre milionë vizonëve, dhelprave, qenve, rakunëve dhe çinçilave.

    Ky vendim godet drejtpërdrejt një sektor ku Polonia ishte prodhuesja kryesore në Europë dhe e dyta në botë pas Kinës. Aktualisht në vend operonin 281 ferma, përfshirë 169 për vizonë, 37 për dhelpra, 11 për qen e rakunë dhe 64 për çinçila.

    Ligji u miratua pas dakordësisë ndërpartiake në Sejm dhe Senat gjatë muajit të kaluar, ndërsa kundërshtimi i vetëm erdhi nga partia e ekstremit të djathtë “Konfederacja”, sipas Notes from Poland.

    Sipas projektligjit, hapja e fermave të reja ndalohet menjëherë, ndërsa objektet ekzistuese duhet të mbyllen përfundimisht deri më 31 dhjetor 2033. Parashikohet edhe një skemë kompensimi për mbylljet e hershme: fermat që ndërpresin aktivitetin para 1 janarit 2027 do të përfitojnë deri në 25% të të ardhurave mesatare të viteve 2020–2024.

    Industria e gëzofit në Poloni kishte qenë në rënie prej kohësh. Sipas Business of Fashion, eksportet e gëzofit të vizonit kanë rënë nga 402 milionë euro në vitin 2015 në vetëm 71 milionë euro në 2024. Po ashtu, numri i fermave ka rënë nga 810 në vitin 2015 në 281 aktualisht.

    Sondazhet tregojnë një mbështetje të gjerë publike për këtë vendim: 66% e polakëve e mbështesin ndalimin e sektorit të gëzofit.

    gezofi Polonia prodhimin veshjeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.