Një ngjarje e rëndë ka tronditur portin e Durrësit pasdite, ku një marinar 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e një goditjeje elektrike gjatë punimeve në bordin e anijes. Viktima është identifikuar si Avaz Yafarov, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.
Incidenti ndodhi ndërsa anija, e ankoruar në kalatën nr. 2, po shkarkonte ngarkesën me grurë. Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e të riut.
Rreth orës 17:50, 24-vjeçari u transportua në urgjencën e Spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


