Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se e shtuna do të vijë me mot të ndryshueshëm, vranësira dhe intervale me kthjellime.
Reshjet e shiut nisin herët në mëngjes në të gjithë vendin, ndërsa pas mesditës dobësohen, duke mbetur të lehta në jug e juglindje.
Në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga veri–verilindja me 6 m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 16 m/sek. Deti parashikohet me valëzim 1–3 ballë.


