TIRANË- Në Shqipëri sikurse ndodhin vazhdimisht probleme të çuditshme edhe së fundmi Peqini dhe gjithë opinion publik është tronditur nga një ngjarje e pazakontë.
Raportohet se një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit.
Dëmi i shkaktuar tek personi tjetër është 12 bagëti të ngordhura, të cilat duke kullotur në pronën që pretendonte i dyshuari, u helmuan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.”- njoftoi policia vendore.
Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e rrethanave dhe zanafillës së konfliktit pritet të sqarohen nga Prokuroria e Elbasanit./Radar.al


