Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në Postribë të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit që ka degraduar në përdorimin e armës.
Forca të shumta të policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit i cili është identifikuar si shtetasi Çelë Shabaj.


