Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot rajonin e Xinjiangut në veriperëndim të Kinës. Deri tani autoritetet nuk kanë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale, pasi informacionet paraprake mbeten ende të kufizuara.
Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ka pasur magnitudën 6.0 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 15:44 me orën lokale. Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC) njoftoi se lëkundjet janë shënuar në një thellësi prej 10 kilometrash.
Rajoni i Xinjiangut, i cili kufizohet me Kirgistanin, është zonë e njohur për aktivitet sizmik, por deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për pasoja të rënda.


