PARIS– Elizabeta Krivonogi e cila besohet se është vajza e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, u sulmua në rrugë nga një gazetar ukrainas në Paris, ku jeton 22-vjeçarja.
“Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti.”- tha gazetari.
Përgjigjia e 22-vjeçares: Nuk ke leje të më qëllosh.
Në momentin kur gazetari ukrainas vazhdoi ta ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj:
“Çfarë lidhje ka kjo me mua?”
«Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembul.”- këmbënguli gazetari nga Ukraina.
Ajo iu përgjigj: “Si e imagjinon që mund të shkoj tani?” Por gazetari vijoi: “Sigurisht që mundem. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”. Por Elizabeta refuzoi. “Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, u përgjigj më në fund ajo.
Kush është Elizabeta Krivonogi?
Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë. Zbulimi erdhi për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje “ngjashmërinë fenomenale” të saj me Putinin./Radar.al


