Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Nuk e di kush do t’i tregojë djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit prek me fjalët e ndjera

    December 2, 2025

    Në Komunën e Çairit u zhvillua sot një ditë përkujtimore në nderim të artistit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda papritur nga jeta disa ditë më parë. Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës u mblodhën për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

    Mes të pranishmëve, një nga fjalimet më prekëse ishte ai i nënës së Shpatit. E mbuluar nga dhimbja, ajo u shpreh se, pavarësisht se kishte ligjëruar për 22 vite, sot nuk gjente dot forcën të fliste. “Është një emocion që nuk e kam ndjerë kurrë dhe e ndjejnë të gjitha nënat që humbasin një fëmijë. Jam krenare që kam lindur një djalë që e keni dashur kaq shumë. Le të pushojë i qetë, sepse vitin e fundit nuk ka qenë,” tha ajo mes lotësh.

    Më pas, fjalën e mbajti bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila foli me shumë emocion për njeriun që e quajti “njeriun që e kompletoi”. Ajo u shpreh se Shpati e kishte dashur, respektuar dhe mbështetur pa kushte, ndërsa rrëfeu edhe sfidën më të madhe që e pret: t’i shpjegojë djalit të tyre, Roelit, humbjen e babait.
    “Roeli është vetëm tre vjet e gjysmë dhe ende nuk e kupton se babai nuk është më. Nuk e di kush do t’i tregojë, por e di që ai do të jetë krenar për të. Shpati ishte përkushtuar deri në frymën e fundit që djali të kishte gjithçka. I kam thënë gjithmonë: ti je shumë i mirë për këtë botë mizore,” u shpreh ajo.

    Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit të dielën e kaluar, në Tetovë, duke lënë pas një boshllëk të thellë tek familja, miqtë dhe admiruesit e tij.

    bashkëshortja Shpat Kasapi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.