Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Alegri zbulon “bomberin” e ri, Leao lideri i “Djallit”

    December 2, 2025

    Milani po shijon një nga fillimet më të mira të viteve të fundit dhe e bën këtë duke ndarë kryesimin e Serisë A me Napolin, në një garë që që tani premton ritme të larta dhe emocion deri në fund.

    Në qendër të këtij suksesi është padyshim Rafael Leao, futbollisti që Max Alegri ka vendosur ta vendosë në epiqendër të projektit të tij dhe që po shpërblen besimin me paraqitje të nivelit të lartë dhe gola vendimtarë.

    Starti i sezonit ka qenë pozitiv jo vetëm për ekipin, por sidomos për sulmuesin portugez, i cili po gjen për herë të parë vazhdimësi të plotë në rolin e qendrës sulmuese. Shifrat flasin qartë: ky është fillimi i tij më i mirë sezonal sa i përket realizimeve, në nivel të barabartë me kampionatin 2022/23, kur shënoi pesë gola në trembëdhjetë ndeshjet e para. Diferenca këtë herë është se Leao ka mbërritur deri këtu pavarësisht faktit se sezoni i tij nisi me një muaj vonesë për shkak të dëmtimit të pësuar në gusht gjatë ndeshjeve të Kupës së Italisë.

    Alegri, duke njohur potencialin e tij, ka bërë një zgjedhje të guximshme dhe njëkohësisht logjike: ta zhvendosë lojtarin më të talentuar të ekipit nga roli klasik i numrit 10 apo të një sulmuesi anësor, në një rol krejtësisht qendror. Për Leao, kjo qasje e re ka sjellë lirshmëri të madhe në lëvizje, hapësira të reja në zonë dhe mundësinë për t’u gjendur më shpesh në goditje përfundimtare. Madje, edhe trajneri i tij i dikurshëm te të rinjtë e Sportingut ka kujtuar në një intervistë të fundit se që në moshë të re e kishte krahasuar me Fenomenin Ronaldo – për shpejtësinë, driblimin dhe mënyrën e përshpejtimit në hapësira të ngushta. Pavarësisht krahasimeve të mëdha, një gjë tashmë është e çertefikuar: Leao është bërë shtylla kryesore e repartit ofensiv kuqezi. Bashkë me Kristian Pulisiç, ai përbën dyshen mbi të cilën mbështetet pjesa më e madhe e lojës sulmuese të Milanit./PanoramaSport

    alegri milan Rafael Leao Seria A
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.