Para se të ndalet te vështirësitë e artistëve të vërtetë, Silvana Rusi thotë se çmimet e para janë të merituara. Këngëtarja është rrëfyer për Radar.al për artin, konkurrencën dhe vështirësitë në kompeticione serioze.
“Mendoj që nuk ka absolutisht asgjë të pamerituar. Çmimet e para janë në mënyrë kategorike të merituara. Unë kështu e mendoj dhe jam shumë e lumtur që ata dy çmime kanë dalë. Në kategorinë New Artist kemi qenë 18 artistë në Pallatin e Kongreseve. Unë kam marrë një të kuqe pse nuk isha në unison me balerinët. Është mendimi i tij dhe i jap të drejtë. Mendoj që çmimi i parë të kategoria ime është dhënë me meritë dhe çmimi i parë te Kënga Magjike është i merituar”, tha Rusi.


