Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan–Tepelenë, pranë zonës së Poçemit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjes janë lënduar dy pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.


