Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se mosha është vetëm një numër. Sulmuesi 40-vjeçar realizoi një tjetër perlë spektakolare në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej.
Në minutën e 96-të, me rezultatin 3-1, portugezi u ngrit në ajër dhe shënoi një gol të pabesueshëm me roveshatë, duke elektrizuar stadiumin dhe vulosur fitoren e skuadrës saudite.
Ky realizim i shtohet listës së tij të pafundme të golave ikonike, duke provuar edhe një herë se klasi dhe instinkti i Cristiano Ronaldos mbeten të jashtëzakonshëm, pavarësisht viteve që kalojnë.
Al Nassr [4] – 1 Al Khaleej (Cristiano Ronaldo) – 90+ 5
byu/ruanstrvx insoccer


