Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA i heq ‘Non Grata’/ Berisha në foltoren e Kuvendi: Unë erdha, u krye!

    Balla ironizon opozitën: Jeni flamingo nga Temu! Projekti në Zvërnec do të bëhet, nuk do humbim 4 mld investim

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Java nis me shtrëngata, dëborë dhe ngrica/ Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Rritet rreziku në disa qarqe

    November 16, 2025

    Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një njoftim urgjent për përkeqësim të motit nga dita e hënë, 17 nëntor, deri më 20 nëntor, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu, stuhi, dëborë në zonat e larta dhe rrezik ngricash.

    Sipas IGJEO dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, më të prekurat do të jenë qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të cilat përgjatë tre ditëve të para të javës pritet të përballen me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.

    Parashikimi ditor

    E Hënë, 17 Nëntor
    • Reshje mesatare deri intensive në: Shkodër, Lezhë, Vlorë
    • Reshje të dobëta–mesatare me shtrëngata në: Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër
    • Intensifikim i reshjeve në pasdite.

    E Martë, 18 Nëntor
    • Reshje shumë intensive në: Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër
    • Reshje intensive në: Lezhë
    • Reshje mesatare deri intensive në: Dibër, Durrës, Tiranë
    • Shtrëngata në të gjithë territorin.

    E Mërkurë, 19 Nëntor
    • Reshje me intensitet të lartë në gjithë vendin.
    • Qarqet veriore dhe jugore me reshje shumë intensive.

    E Enjte, 20 Nëntor
    • Ulje e intensitetit.
    • Reshje të dobëta–mesatare në: Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, të dobëta në qarqet e tjera.

    Dëborë, ngrica dhe rrezik përmbytjesh

    Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të kthehen në dëborë, duke krijuar rrezik ngricash dhe vështirësi në qarkullim.

    Në basenin e Drinit parashikohen sasi të larta reshjesh:
    • Fierza: 150–200 mm
    • Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

    Apeli i Ministrisë së Mbrojtjes

    Ministria, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kërkon:
    ✔ Marrje masash parandaluese për shmangien e përmbytjeve
    ✔ Gatishmëri të plotë të strukturave vendore
    ✔ Koordinim të shtuar ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave

    Emergjencat Civile do të publikojnë përditësime të vazhdueshme, ndërsa qytetarët e zonave të prekura u kërkohet kujdes i shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

    bore Ministria e Mbrojtjes reshje rreziku shtrengata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA i heq ‘Non Grata’/ Berisha në foltoren e Kuvendi: Unë erdha, u krye!

    June 11, 2026

    Balla ironizon opozitën: Jeni flamingo nga Temu! Projekti në Zvërnec do të bëhet, nuk do humbim 4 mld investim

    June 11, 2026

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.